Xhiroja e parë e Superligës së Kosovës në basketboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje mjaftë interesante.
Debutimin në Superligë sot do e bëjë skuadra e sapoinkuadruar në elitë, Bora.
Kryeqytetasit do të përballen me nënkampionin Goden Eagle Yllin nga ora 17:15.
Nga ana tjetër, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës.
Dy skuadra me objektiva të qarta, dëshirojnë që ta nisin me këmbë të mbarë edicionin e ri.
Ndryshe ky takim zhvillohet nga ora 19:00.
Ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës është shtyrë për shkak të angazhimit të mitrovicasve në Champions League.