Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje është nderuar me Çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë në Potsdam të Gjermanisë.
Përmes postimit të një videoje në Facebook, Osmani teksa ka ndarë pamje të pranimit të çmimit ka shkruar se ky çmim është për vet popullin e Kosovës që ka luftuar për liri.
“Një çmim për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar e sakrifikuar dhe që vazhdon me vendosmëri të palëkundur të mbrojë lirinë dhe demokracinë. Faleminderit M100 për këtë nder”, ka shkruar presidentja. /TelegramNews/