Politikani serb, Aleksander Arsenijeviq është shoqëruar në stacionin policor në jug, raporton TelegramNews.
Kjo pasi dyshohet se i ka fishkëlluar kryeministrit Albin Kurtit, i cili sot ka vizituar bizneset e shqiptarëve në veri.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani tha se Arsenijeviq dhe një person tjetër janë shoqëruar në stacionin policor në Jug për prishje të rendit dhe qetësisë publike.