Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencën e saj për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Rumanisë.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin selektori, Franco Foda si dhe sulmuesi, Vedat Muriqi.
Ky i fundit theksoi se do të “hakmerren” ndaj Rumanisë pas skenave të tifozëve në ndeshjen e tyre të fundit ndaj tyre si mysafir.
“Jemi shumë optimist, jemi të përgatitur, e njohim kundërshtarin nga ndeshjet e kaluara. Besojmë shumë në hakmarrje, por brenda vijave të fushë. Ne nuk ia bëjmë atyre, siç na bën ata neve në Rumani. Nëse fitojmë tre pikët, do të jetë goditje më e madhe për ta”, tha ai.
Ndyrshe, ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.