Polemika të shumta kanë dalur tani, që kur Legia Varshava u përball me Dritën në kuadër të fazës play-off të Ligës së Konferencës, në lidhje me gjendjen e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”.
Trajneri i skuadrës polake theksoi se fusha nuk ishte në gjendje të mirë, e të njëjtën gjë e tha edhe kapiteni i skuadrës që ai drejton.
Tani, pas asaj ndeshje, radhën e ka Kosova që të përballet me Rumaninë.
Mirëpo, sipas trajnerit të “Dardanëve”, Franco Foda, fusha nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme.
“Fusha nuk është perfekte, nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme”, theksoi ai në konferencën e mbajtur për media para ndeshjes së nesërme.
Kujtojmë që takimi mes Kosovës dhe Rumanisë do të luhet nesër me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri në Prishtinë.