Radoniq zhvillon takim lamtumirës me Davenport

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Përmes një postimi në Facebook, KQZ ka bërë të ditur se Radoniq ia ka dhuruar Davenport hartën e Kosovës.

“Me këtë rast, Radoniqi ndau mirënjohje për ambasadorin Davenport për kontributin dhe pëkrahjen e vazhdueshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se Radoniq ka falënderuar Davenport për kontributin që ka dhënë në KQZ.

“Kryesuesi Radoniqi e falënderoi ambasadorin Davenport për kontributin e tij në mbështetje të KQZ-së. Radoniqi kujtoi së fundmi edhe pranimin e softuerit të KQZ-së i zhvilluar me mbështetjen e OSBE-së, përmes së cilit do të digjitalizohen shumë nga operacionet zgjedhore”, thuhet tutje në njoftim. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews