Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, është i bindur që në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, LVV-ja prapë do të jetë fituese.
Madje, sipas tij, ky subjekt politik do të shënojë rekord të ri, pavarësisht rezultateve të 14 shkurtit ku i morën 51 për qindëshin.
Ndërkohë, lidhur me deklaratat e opozitës, të cilët sipas tyre VV-ja nuk do të arrijë më një rezultat të tillë si ai i 14 shkurtit, Rrustemi tha se njëjtë kanë menduar edhe në vitin 2022.
“Ata kanë thënë edhe më 2022-tën që edhe Adem Jashari me u çu se nuk ka mundësi me i marrë 51 për qind e ne i kemi marrë 51 për qind. Opozita nuk është burim kredibil i informacionit e as i qëndrimeve. 9 shkurti do të jetë përsëri një përgjigje edhe për ata që thonë kësisoj dhe natyrisht do të jetë edhe një mazhorancë edhe më e konsoliduar për VV-në bashkë me partnerët Guxo dhe Alternativa”, tha deputeti Rrustemi në teve1.