Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj është shumë afër transferimit në Arabinë Saudite.
Bëhet fjalë për një lëvizje te skuadra Al-Ittihad në formë huazimi me vlerë 1.2 milionë euro dhe me të drejtë blerje për 5 milionë euro.
21 vjeçari aktualisht aktivizohet me Lokomotivën e Moskës në Rusi dhe si bashkëlojtar pritet të ketë yje si N’Golo Kante dhe Karim Benzema.
Siç raportohet nga mediat arabe, marrëveshja me agjentin e lojtarit është arritur, me Mitajn që pritet të marrë një pagë goxha të lartë.
🚨🚨🚨: @nawaf__oga
Al Ittihad a conclu un accord avec le latéral gauche albanais Mário Mitaj (21) !
Il évolue au Lokomotiv Moscou et a joué tous les matchs de l’EURO 2024 avec son pays 🇦🇱
Il sera inscrit comme joueur né en 2003 ou après parmi les 10 joueurs E-C.
⚫️🟡 pic.twitter.com/7o9rIOVaxI
— SPL 🇸🇦 (@ActuSPL) September 2, 2024
Mësohet se ai do të përfitojë diku rreth tre milionë euro në vit me skuadrën e re.
Përveç yjeve franceze me të cilët do të luajë, ai do të jetë edhe nën urdhërat e trajnerit të mirënjohur, Laurent Blanc.