Ballkani dhe Ilir Daja edhe zyrtarisht kanë ndërprerë bashkëpunimin. Kjo është konfirmuar nga vet klubi suharekas të cilët në njoftimin e tyre kanë lënë të kuptohet se vendimi për ndarje erdhi nga ana e Ilir Dajës.
“Për mbi dy vjet e gjysmë kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha. Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë”, thuhet në deklaratën e Ballkanit.
Më tej, në njoftim thuhet se klubi do ta bëjë zgjedhjen e duhur për trajnerin e ri, raporton KosovaPress.
“FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njëjtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu. Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë”, përfundon deklarata e Ballkanit.