Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda i shoqëruar nga menaxheri, Bajram Shala po mbajën konferencë për media.
Kjo konferencë vie para ndeshjeve të Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” do të përballen me Rumaninë në shtëpi më 6 shtator, derisa tri ditë më vonë do të udhëtojnë për përballjen me Qipron.
E pikërisht për këto dy ndeshje, mbrojtësi Mirlind Kryeziu nuk do të jetë i disponueshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga vet menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala.
Ndryshe, këto do të jenë ndeshjet e para zyrtare të Franco Fodës në krye të Kombëtares