Bajram Shala, menaxher i Kombëtares së Kosovës, ka thënë pas ndeshjes se ekipi përfaqësues ka vendosur të mbyllë ndeshjen me Rumaninë në fushë për shkak të racizmit të shfaqur.
“Nuk mund të të marrim pjesë në të cilën parimet themelore të UEFA-s nuk respektohen. Pati edhe racizëm dhe sjellje racore kundrejt ekipit kombëtar të Kosovës prandaj kemi vendosur të mos marrim pjesë në këtë ndeshje sepse është hera e dytë në të njëjtin stadium. S’ka as respekt e ka fyerje racore ndaj kombëtares që ne përfaqësojmë”, ka thënë ai pas ndeshjes në një konferencë për media.