Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda po mbanë konferencë për media para ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Kosova do të përballet me Rumaninë më 6 shtator, dhe tri ditë më vonë do të jetë mysafir i Qipros.
E pikërisht për këto dy takime, Foda është shprehur tejet optimist.
“Qëllimi kundër Rumanisë është të fitojmë. Objektivi ynë është të jemi favorit dhe të përfundojmë të parët në grup”, ka thunë ai shkurt në konferencën për media.
Ndryshe, këto do të jenë ndeshjet e para zyrtare të tij në krye të Kosovës.