Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë sot konferencë për media në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, kundër Rumanisë dhe kundër Qipros.
Me fillim nga ora 13:00, Foda do të dal para mediave në një hotel në kryeqytet.
Aty pritet të diskutohet lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit, si dhe mungesat potenciale të këtij grumbullimi.
“Dardanët” nisin rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” me ballafaqimin kundër Rumanisë dhe pastaj sfidohen nga Qipro në udhëtim tri ditë më vonë