Mes shumë kërcnimes, polemikash e ofendimesh, përufundoi deri mes Prishtinës dhe Llapit.
Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës mysafire, Tahir Batatina u vërsul drejt Genc Nuzës duke kërkuar ta sulmojë këtë të fundit.
Me një komunikatë të gjatë e kërcënuese për këtë ndeshje, doli edhe vet klubi i Llapit.
Mes rreshtash, ata shkruan se nuk do të sigurojnë për veprimet e tyre nëse Nuza udhëton në Podujevë.
E në lidhje me gjithë këto ndodhi, ka reaguar vet gjyqtari përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.
“Vajza ime Anika dje ishte shoqëruesja dhe mbështetësja ime më e madhe në stadiumin Fadil Vokrri”, ka shkruar ai.
Ndryshe, ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit përfundoi 3-2 në të mirë të kryeqytetasve.