Raporti gjashtë mujor i BQK-së, publikuar në muajin korrik për vitin 2024 flet për depozita enorme të klientëve bankarë duke arritur vlerë të paprecedentë prej 6.24 miliardë euro.
Rritja është hiq më pak se 120.79 milionë euro, ose rreth 2% më shumë krahasuar me muajin paraprak.
“Këto të dhëna tregojnë qartë se shumë ndërmarrje dhe ekonomi familjare, nuk po i përdorin këto mjete për investim në vend, por po i mbajnë të bllokuara në depozita bankare, që dyshohet se po planifikojnë të investojnë jashtë vendit, një trend ky që është në rritje të theksuar vitet e fundit”, ka komentuar ish drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu duke zbërthyer raportin.
E ardhmja e afërt e Kosovës, nuk pritet të ndryshojë pozitivisht me mjete dhe kapital të jashtëm.
Qeveria e Kosovës nuk ka qasje në politika zhvillimore dhe as institucionet nuk kanë ide dhe program që pasuritë e Kosovës në shumë asete t’i shndërrijnë në zhvillim të shtetit dhe qytetarëve.
Se shteti ka shkuar jashtëzakonisht keq, këtë e tregojnë statistikat e deklarimit të pasurive të zyrtarëve të Qeverisë ,pak prej të cilëve nuk janë bërë milionerë për një madat qeverisës, duke treguar milionët, para të cilëve tregonin këmishat e shkyera.
“Kosova është shumë larg për tërheqje investimesh të huaja dhe arsyeja kryesore pse nuk hyn komuniteti i biznesit invtestues në Kosovë ,është pasigrua”, shpreh bindjen Gërxhaliu.
Raporti i BQK-së thotë se qytetarët e Kosovës po tregojnë gjithnjë e më pak besim për të investuar brenda vendit.
Faktorët kryesorë të rritjes së depozitave
Mungesa e stabilitetit politik dhe orientimi i pamjaftueshëm i drejtësisë për t’i mbrojtur investitorët e huaj, dekurajojnë komunitetin ndërkombëtar të makro biznesit për investime në Kosovë.
Mungesa e politikave të favorshme fiskale me të cilat vazhdon të përballet ndërmarrësia e Kosovës duke i dekurajuar prodhuesit, bën që shumë ndërmarrës të mos e vendosin hapin e dytë investiv në zgjerim të prodhimit duke investuar kapitalin dhe të tillët më shumë detyrohen ta mbajnë kapitalin financiar në depozita, që ekonomikisht do të thotë të mbash një kapital të vdekur, pasi cdo masë inflacioni apo rritje cmimi, e zvogëlon vlerën e mallit, siç ka ndodhur nën masa pandemie.
Qeveria a Kosovës nuk ka eskpertë të cilët edukojnë dhe inkurajojnë që në vend të bllokimit të kapitalit, të investojnë në sektorë prodhues, thonë ekonomistët.
“Mungesa e fushatave sensibilizuese të institucioneve qeveritare me subvencione millionëshe në nxitje prodhimi, ka dështuar totalisht “,spikat eksperti ekonomik Safet Gërxhaliu.
Qeveria e Kosovës ka ndarë subencione të lehta për qytetarët, por më shumë për militantët gjatë tri viteve të fundit dhe këtë së bashku me qindra miliona euro të dhënë si ndihma, për ta mbuluar dështimin.
Mungesa e aftësive të ministrive të linjës të dedikuara për zhvillim në komuna , ka dështuar të ndërtojë mekanizma efikasë në bazë, aty ku është masa punëtore.
Ngulfatja e sektorit privat nga institucionet qeveritare me politikat burokratike të nivelit të lartë, i bën operatorët ekonomikë të mos veprojnë lirshëm në vendime.
Instutucionet qeveritare duhet të hartojnë strategji të aktivizimit të mekanizmave që mbështesin NVM-në, apo bizneset Start –up që kanë plan të qëndrueshëm investimi.
Për të gjitha këto politika investimi ka model invstues të quajtur “One-stop-shop”, proces që nuk kalon nëpër nivelin ngulfatës investiv, por që kyqet direkt në prodhim dhe punësim të të rinjve.
Kosova nuk është e varfër, por vendi sikur po preferon të mbetet në këtë stagnim,duke liberalizuar varfërinë në popull dhe populli të futet të skema nënshtrimi ekonomik./TelegramNews