Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në autostradë, drejtimi Suharekë-Prizren.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se tre të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Prizren. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, tha Krasniqi. /TelegramNews/