Aksidenti në Vardar, raportohet se është gjetur trupi i pajetë i pasagjerit të katërt

Mediat në Maqedoninë e Veriut po raportojnë se është gjetur trupi i pajetë i viktimës së katërt nga aksidenti që ndodhi mbrëmë përgjatë lumit Vardar, në rrugën Saraj-Rashçe. Trupat e tri viktimave tjera janë gjetur mbrëmë.

Alsat M raporton se pas një kërkimi disa orësh diku rreth orës 15:00 është gjetur edhe trupi i pajetë i pasagjerit të katërt që ndodhej në veturë bashkë me tri femra dhe një fëmijë të moshës së mitur.

Pesë pasagjerë, të gjithë nga familja Arsllani e fshatit Gërçec, ishin në veturë.

Fëmija 4-vjeçar që ishte në automjet ka shpëtuar mrekullisht, dhe aktualisht ndodhet në trajtim në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Shkup.

“Gjendja shëndetësore e pacientit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është stabile, janë bërë vlerësimet fillestare, parametra të caktuara biokimike dhe tomografi kompjuterike, që janë në rregull. Por për shkak të mënyrës se si ka ndodhur lëndimi, respektivisht për shkak të anamnezës, fëmija po mbahet për observim”, ka deklaruar mjeku Lazo Jovçeski në një deklaratë për Sitel.

Operacioni i kërkimit mbrëmë ishte pezulluar, për shkak të kushteve atmosferike.

Për aksidentin është deklaruar mbrëmë edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më datë 02.01.2025 në ora 16:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Rashçe, një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe urgjenca mjekësore, ndërsa ekipi i njësitit “Tigrat” po merr masa për largimin e veturës. Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik. Në orën 18:00 nga SPQ “Shën Naumi i Ohrit” na njoftuan se tek ata nga ana e kalimtarëve të rastit është kanë sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike”, thonë nga MPB.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews