Profesori amerikan Edward Joseph e ka quajtur vizitën e drejtorit të CIA-së, William Burns, në Ballkan “fatkeqe.”
Në një intervistë për televizionin publik, Joseph tha se kjo vizitë nuk është e ngjashme me ato të zyrtarëve të lartë të SHBA-së dhe është një shenjë e brengës për gjendjen në rajon.
“Unë do ta përdorë vetëm një fjalë për ta përshkruar vizitën e Willim Burnsit. Fatkeqe. Kjo nuk është një vizitë e lumtur, nuk është një lloj vizite sikur ajo e nivelit te Bill Blinton, Hillary Clinton, ose e ndonjë Ndihmës-Sekretari apo dikujt siç është Blinken. Kjo nuk është diçka e mirë, sepse William Burns për momentin është mjaft i përfshirë në negociata shumë serioze për ndaljen e luftimeve në mes të Izraelit dhe Hamasit. Ky është prioriteti kryesor për momentin për administratën e ShBA-ve. Ai vjen sepse Uashingtoni i sheh këto si pika vështirësish, problemesh dhe kjo nuk është një vizitë e lumtur”, tha ai.
Ai theksoi se Burns është i angazhuar në negociata të rëndësishme për Izraelin dhe Hamasin, dhe vizita e tij në Ballkan mund të tregojë shqetësime për tensionet dhe kërcënimet në rajon, ndoshta edhe nga Rusia.
“Është një vizitë fatkeqe dhe një sinjal i brengës në Uashington lidhur me tensionet dhe potencialin e një lloj konfrontimi në Ballkan dhe ky do të ishte sqarimi më i mirë, se pse William Burns në një kohë kaq të rëndësishme vjen në vendet e Ballkanit. Z. Burns ndoshta ka informata dhe do të flasë ndoshta për kërcënime potenciale sigurie në rajon. Disa nga ato mund të jenë nga Rusia” deklaroi profesori amerikan.