Musa: Pa aprovimin e Ligjit të lustracionit, s’mund të kemi identifikim të njerëzve që kanë punuar në UDB

Edhe pas 25 vitesh pas përfundimit të luftës në Kosovë, shteti ende nuk ka Ligj të lustracionit ose i njohur ndryshe si i pastrimit të figurave.

Ky Ligj po shihet si domosdoshmëri, sidomos javëve të fundit, ku tashmë ish-të burgosurit politik të viteve të 80-ta po rrëfehen edhe publikisht për torturat dhe keqtrajtimet e tyre nga UDB-ashët shqiptarë.

Disa prej ish-të burgosurve politikë kanë treguar madje me emra për torturuesit e tyre shqiptarë.

Bazuar në këto deklarata njohësit e Drejtësisë po e cilësojnë si të domosdoshëm një ligj të tillë.

Avokati Skënder Musa, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, tha se pa aprovimin e Ligjit për lustracion nuk mund të ketë identifikim real të njerëzve që kanë punuar në kohën e UDB-së.

“Ligji për lustracion është i nevojshëm natyrisht sepse është e pa drejtë, që njerëzit që kanë kryer arrestime dhe kanë bërë keqtrajtime të tmerrshme të shqiptarëve të vazhdojnë të qëndrojnë komod dhe të arsyetohen se ka qenë koha. Pa aprovimin e ligjit nuk mund të kemi identifikim real të njerëzve që kanë punuar në atë kohë në UDB, sepse ato që po thuhen nga njerëzit që e kanë përjetuar dhunën dhe torturat fizike, janë vetëm disa që kanë kryer urdhrat. Por nuk janë edhe shefat e tyre të UDB -së, si dhe udhëheqësit politikë të asaj kohe që kanë qenë mbikëqyrës të tyre dhe urdhërdhënës të tyre sepse Kosova ka pas autonomi. Me faktin se Kosova ka pas autonomi, duhet të jemi në dijeni se të gjitha strukturat politike LKJ-së në KSAK kanë pasur përgjegjësi”, deklaron Musa.

Tutje, sipas avokatit, problemi mund të qëndrojë edhe te personat, pasardhësit e tyre, që janë në pozita të larta shtetërore dhe që ndoshta pengojnë hartimin dhe aprovimin e ligjit.

“Problemi qëndron se pasardhësit e tyre që kanë maltretuar, rrahur, pushkatuar shqiptarë sot mund të jenë të instaluar në pozita të larta shtetërore dhe ndoshta e pengojnë hartimin dhe aprovimin e këtij ligji. Por unë mendoj se ligji është i domosdoshëm dhe duhet kuvendi që ta nxjerrë ligjin”, shton Musa.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews