Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se secila nismë dhe secili sukses që në qendër ka përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe forcimin e institucioneve demokratike e llogaridhënëse, ka poashtu gjurmët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kështu deklaroi Osmani gjatë konferencës për medie, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes presidentes Vjosa Osmani dhe USAID-it në vlerë prej 34.5 milion dollarësh, shkruan TelegramNews.
Derisa theksoi se marrëveshja e nënshkruar është edhe një rikonfirmim drejt vizionit të përbashkët për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët pa dallim.
“Secila nismë dhe sukses që në qedër ka përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe forcimin e institucioneve tona demokratike e llogaridhënëse, ka poashtu gjurmë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E sot nuk është aspak ndryshe, marrëveshja që sapo nënshkruam ëshë edhe një rikonfirmim drejt vizionit tonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët tanë pa dallim”, tha Osmani.
Derisa theksoi se “sa herë punojmë bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetarët tanë dhe shteti ynë përfiton”./TelegramNews./