AGK dhe Kusari i dorëzojnë në Kushtetuese komentet për Ligjin e KPM-së

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari  kanë dorëzuar  sot para Gjykatës Kushtetuese komentet e saj në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).

Në reagimin e AGK-së thuhet se argumentojnë që procedura e ndjekur gjatë ligj bërjes dhe nenet që rregullojnë përbërjen dhe funksionimin e komisionit, definicionin për mediat online dhe këshillin e ankesave janë në kundërshtim me Kushtetutuën e Kosovës dhe cenojnë, ndër të tjera, pavarësinë e KPM-së, të drejtën e lirisë së medias dhe parimin e barazisë gjinore.

Postimi i plotë 

AGK dorëzon në Gjykatën Kushtetuese komente për Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dorëzuar sot para Gjykatës Kushtetuese komentet e saj në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).
Ne argumentojmë që procedura e ndjekur gjatë ligjbërjes dhe nenet që rregullojnë përbërjen dhe funksionimin e komisionit, definicionin për mediat online dhe këshillin e ankesave janë në kundërshtim me Kushtetutuën e Kosovës dhe cënojnë, ndër të tjera, pavarësinë e KPM-së, të drejtën e lirisë së medias dhe parimin e barazisë gjinore.
Duke respektuar në plotni vendimarrjen përfundimtare të Gjykatës, ne konsiderojmë që nenet përkatëse duhet të shfuqizohen dhe meqë është e pamundur që ligji i kontestuar të mbijetojë pas shfuqizimit, i propozojmë Gjykatës Kushtetuese që këtë ligj ta shpallë kundërkushtetues.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përcjellë rrugëtimin e këtij ligji nga viti 2021 dhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme që ligji të draftohet në harmoni me standardet kushtetuese dhe europiane, autoritetet publike nuk kanë treguar vullnet që t’i përgjigjen këtyre thirrjeve.
Ky rast gjyqësor është historik për shkak se është hera e parë që Gjykata Kushtetuese trajton rast që ka të bëjë me lirinë e medias dhe aktgjykimi do të krijojë precedentë që do të udhëheqë gjykatën për dekada me radhë. Ne shpresojmë që argumentet tona do të bindin Gjykatën që të shpalle ligjin kundërkushtetues.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews