Juristja e mediave Flutura Kusari e kishte quajtur intervistë të pasinqertë, dashakeqëse dhe fyese për publikun, intervistën e zëvendësdrejtorit të RTK-së Adi Krasta, transmetuar në RTK.
E për këtë deklaratë të saj reagoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, duke e quajtur këtë si një dëshprim të Kusarit pasi që sipas Bashës Krasta nuk i kishte marr këshillat e saj e disa hajgarexhive siç i quan ai.
Ndër të tjera Basha ka akuzuar Kusarin se mbron gazetarë e kompani të caktuara duke e dëmtu gazetarinë si profesion.
Postimi i plotë
Dëgjova që Flutura Kusari ish nda shumë e pakënaqur me intervistën e Adi Krastës!
Ish dëshpëru shumë se pse s’po i merr këshillat e saj, Buzhalës, Batonit dhe disa hajgarexhive që po dojnë me ‘shpëtu’ RTK-në! Kjo është njejtë si me i porosit do peshkaqenë me shpëtu një njeri duke notu n’deti!
Kjo zonja mbronë devollë duke u fshehur pas lirisë së shtypit, dhe duke mbrojtë gazetarë e kompani të caktuara, e ka dëmtu gazetarinë si profesion!