Ushtruesi i detyrës të Kryeshefit Ekezkutiv të “Trepçës” Faton Ahmeti, e ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor me inicial Xh.T.
Xh.T u largua nga puna të premten, duke u bazuar në rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të “Trepça Sh.A”.
“Me datë 16.8.2024 z. Xh.T. është larguar përkohësisht nga puna me vendim të U.D. Kryeshefit Ekzekutiv me nr.prot:4531, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nënparagrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nënparagrafi 1.1 i Rregullorës nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, shkruan në njoftim.