Sezoni i ri në Turqi ka nisur me probleme të njëjta.
Fenerbahce zhvilloi ndeshjen e saj ndaj Goztepe si mysafir.
Me të përfunduar pjesa e parë, presidenti i Fenerit, Ali Koc doli në fushë për t’i përshëndetur tifozët e tyre që kishin udhëtuar në numër të madh.
Gjatë rikthimit në vendin e tij, tifozët vendast të Goztepe e sulmuan dhe e gjuajtën me gjësende të ndryshe, dhe për një moment, Koc ra në tokë.
Ali Koç türk futbolunu kaosa sürüklemeye çalışıyor. Bu adam türk futbolundan MEN edilmelidir.
— Plus Sports (@plussportz) August 17, 2024
Ky rast është dënuar edhe nga lojtarët e Fenerbahcet, të cilët nuk e kanë pranuar asesi këtë armiqësi.
Ndryshe, Feneri nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 ndaj Goztepe.