Fenerbahce ka kompletuar një transferim të rëndësishëm teksa Jose Mourinho ka shtuar në radhët e tij një lojtar i cili dikur kishte shkëlqyer në Premier League.
Mourinho u rikthye sërish në stol pas shkarkimit të tij nga Roma, duke marrë drejtimin e Fenerbahces.
Para fillimit të sezonit 2024/2025, gjiganti turk ka kompletuar një transferim të rëndësishëm, i cili është aprovuar nga Mourinho sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano.
Klubi ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e qendërmbrojtësit turk Caglar Soyuncu.
Kostoja e transferimit mendohet të jetë e vlefshme rreth 8.5 milionë euro. Soyuncu iu bashkua Atletico Madridit si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Leicester Cityn.
Ai kaloi pesë sezone në Ligën Premier, duke bërë plotë 98 paraqitje në elitën e futbollit anglez.
Mbrojtësi turk shijoi një periudhe tek Fenerbahce, pasi kaloi aty pjesën e dytë të sezonit të kaluar në formë huazimi.
Ai kishte luajtur në 16 ndeshje sezonin e kaluar për Fenerbahcen, por Mourinho tani e ka blerë përfundimisht kartonin e tij, me 28-vjeçarin që ka nënshkruar kontratë tri vjeçare.