Derisa opinioni pret përgjigjen adekuate nga institucionet dhe zbardhjen e përgjegjësisë për arratisjen e ish-pjesëtarit të UÇK-së Blerim Ramadani nga vendi, pushteti dhe opozita vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për incidentin,
VMRO-DPMNE në pushtet pretendon se fajin e ka LSDM dhe BDI.
“Pajazit Pajaziti, gjykatës i afërt me BDI-në dhe LSDM-në, e ka vënë në arrest shtëpiak Blerim Ramadanin, që të arratiset lehtësisht. Pajazit Pajaziti është i njëjti gjyqtar që vendosi si për hyrjen në kullën e fluturimit të aeroportit ashtu edhe për dënimin me kusht të Ixhet Memetit në rastin me ryshfetin. Sa herë që LSDM dhe BDI kanë interes aty është, Pajazit Pajaziti”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski në konferencën e sotme për media.
LSDM-ja opozitare kërkon që qeveria të mos bëj spina dhe të marrë përgjegjësi.
“Qeveria e VMRO-DPMNE – së pëgënjeshtron veten për çdo tentativë për manipulim dhe spin në lidhje me skandalin me arratisjen e Blerim Ramadanit. Komedia e fundit për këtë temë janë deklaratat e djeshme të Aleksandar Pandovit dhe zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, të cilët qartësuan se fajin për arratisjen dhe informacionet se si Ramadani ka shpëtuar duhet kërkuar në MPB. A ka pilot në aeroplanin e Qeverisë? Përderisa Mickoski përpiqet të gënjejë opinionin se faji është i gjykatës, mbështetësi i tij besnik Pandov thotë se është në MPB. Kush kënd mashtron? Pas disa skandaleve, Mickoski ende po e mbron Toshkovskin, i cili demonstron paaftësi të tmerrshme dhe duhet të japë dorëheqje”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.
DjeKëshilli Gjyqësor mori vendim për formimin e komisionit të posaçëm i cili do të duhet të konstatojë gjendjen faktike në lidhje me vendimet që mori Gjykata Themelore Penale Shkup pak para ikjes së Ramadanit nga arresti shtëpiak.