Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se tema e sotme e mediave siç i quajti ai “qepuese” qenka dezinformimi me lajme të rreme për shpenzimet për udhëtime jashtë vendit.
Murati deklaroi kështu duke iu referuar raportimit të sotëm në disa media ku thuhej se Qeveria i ka shpenzuar 31 milionë euro për udhëtime jashtë vendit.
Madje Murati tha se për të njëjtën temë, dhe për të njëjtën arsye siç tha ai, plasim i rrenës i është dashur të reagoj ditë më parë edhe ndaj deputetit Ramush Haradinaj.
Derisa në faqen e tij, në Facebook ka shpërndarë edhe disa fotografi me statistika sa i përket shpenëzimeve.
“Tema e sotme e mediave qepuese qenka dezinformimi me lajme të rreme për shpenzimet për udhëtime jashtë vendit.Për të njëjtën temë, dhe pikërisht për të njëjtën arsye – plasim i rrenës – mu desh t’i reagoja ditë më parë edhe deputetit Haradinaj. Në foton e parë e keni nivelin e shpenzimeve për udhëtime zyrtare jashtë vendit, për të gjitha institucionet – Qeveria, Komunat, Kuvendi, institucionet e pavarura etj. Në foton e dytë e keni nivelin e shpenzimeve vetëm për Qeverinë. E ku rritja kryesore vjen si rezultat i dërgimit në trajnime të forcave të sigurisë e mbrojtjes”, tha Murati./TelegramNews./