Bjeshkët e Prevallës janë përfshirë nga zjarre të mëdha që ende nuk janë shuar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, tha se Policia po ndihmon zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente në përpjekjen për shuarjen e zjarreve, dhe se disa vullnetarë janë bashkuar gjithashtu në këtë përpjekje.
Bytyçi njoftoi se ka pasur një koordinim me drejtoreshën e Emergjencave dhe zyrtarë të tjerë për të menaxhuar situatën.