Një shtëpi është djegur sot në rrugën “Janina” në Prizren.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se të lënduar nga ky incident nuk ka.
Zëdhënësi tha se sipas pronarit të shtëpisë së djegur, dëmi material kap vlerën e 300 mijë eurove.
“Zjarrfikësit, patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve janë në vend ngjarje. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, sipas pronarit rreth 300.000 euro (treqind mijë), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”, tha Bytyqi.