Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka publikuar pamjet e një minatori të lënduar i cili sipas saj, ka tre muaj që nuk ka marrë pagë.
Musliu, në Facebook ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për gjendjen e minatorëve.
Madje deputetja u është drejtuar me “Qeveri Kriminale”.
“Ky minator i lenduar në minieren e Trepçes ka tre muaj që s’ka marrë pagë. Ama me rëndësi është qe Albin Kurti e Qeveria i ka shpallë luftë e i ka qitë gjoksin Amerikës e krejt Evropës. Qeveri Kriminale”, ka shkruar ajo.