Nga 7 deri më 10 gusht, 38 pjesëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të Ioëa-s kanë kryer trajnimin mjekësor të ekipit ‘Role 1’ të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën ‘Adem Jashari’.
Kështu njoftoi në platformën “X”, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ku ndër tjera thuhet se ky ushtrim do të ndihmojë ekipet e FSK-së që të përmirësojnë procedurat standarte të operacionit dhe ndërveprueshmërisë.
“Kjo është një tjetër dëshmi e forcës, rëndësisë dhe suksesit të programit të partneritetit shtetëror mes Gardës së Ioëas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Së bashku më të fortë”, thuhet tutje.