Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ka përfunduar obduksionin e trupit të Faton Hajrizit.
Trupi i pajetë i Hajrizit pritet shpejt t’u lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit.
Trupi i të ndjerit është kthyer mbrëmë në Kosovë, pas insistimit të avokatit të familjes Hajrizi, Arianit Koci, i cili tha se pati bashkëpunim të ngushtë edhe me ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Zyrën Ndërlidhëse.