Prokuroria Themelore e Prishtinës ka reaguar për plagosjen e një gruaje në Fushë Kosovë, ku bashkëshorti i saj është i dyshuar.
Prokuroria ka konfirmuar ndalimin e tij më 2 gusht për “Dhunë në familje” dhe arrestimin e mëpasshëm për “vrasje e rëndë në tentativë”, “mbajtja e paautorizuar e armëve” dhe “mospërfillja e gjykatës”.
Prokurori ka vizituar viktimën në QKUK dhe është duke bashkëpunuar me policinë për të zbardhur rastin.
Më 4 gusht, gjykata ka refuzuar propozimin për arrest shtëpiak dhe ka vendosur ndalim për të mos iu afruar viktimës.