Përfundon aksioni i policisë në veri, mbyllen nëntë objekte të Postës së Serbisë

Ka përfunduar operacioni i Policisë së Kosovës, në veri të vendit, ku u kontrolluan disa objekte të Postës së Serbisë.

Këtë për Telegram News e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha për këtë janë mbyllur nëntë pika.

Elshani ka thënë se këto objekte të postës nuk kanë pasur licenca dhe nuk kanë qenë të regjistruara ku në konsultim me Prokurorin janë mbyllur për hetim të mëtejmë nga Drejtoria kundër Krimeve Ekonomike.

“Pas verifikimit të gjendjes faktike në këto objekte kemi ardhë në përfundim se nuk kanë licenca dhe nuk janë të regjistruara prandaj në konsultim me Prokurorin edhe janë mbyll për hetim të mëtejm nga Drejtoria kundër Krimeve Ekonomike“, ka thënë Elshani.

Ndër të tjera Elshani ka treguar se janë mbyllur gjithsej nëntë pika nëpër lokacione të ndryshme.

“3 në Mitrovica Veri, 3 në Leposaviq, 2 në Zveçan dhe, 1 në Zubin Potok”, shprehet Elshani.

Madje ai ka treguar se janë arrestuar edhe dy persona për mospërfillje të urdhërit të policisë.

“Gjatë kësaj kohe në Leshak kemi ndaluar dy persona të cilët i këmi dërgu në stacion të Policisë në Leposavic dhe atyre iu janë shqiptu tiketa për mospërfillje të urdhërit të Policëve dhe rasti shkon në procedurë të rregullt“, tha Elshani

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews