Një person është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës në stacionin e Mitrovicës së Jugut për rastin Banjska që ndodhi vitin e kaluar, shkruan Telegram News.
Lajmi për Telegram News e ka konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.
“Një person me interes me rastin Banjska, është duke u intervistuar në stacionin policor në jug. I njëjti do të lirohet pas intervistimit”, tha Elshani.