Në kampusin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren filloi edicioni i tretë i Shkollës Verore Ndërkombëtare që mbledh rreth 200 studentë nga vende të ndryshme.
Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës përmes një njoftimi, ku thuhet se ky program ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillim akademik dhe profesional.
“Me program që ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillim akademik dhe profesional nga aftësitë e buta deri te eksplorimi i diversitetit kulturor përmes filmit dokumentar, modulet e këtij edicioni premtojnë platformë për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave”, thuhet në njoftim.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, ministri Hajrulla Çeku, ministrja Arbërie Nagavci, e rektori i Universitetit të Prishtinës Qerim Qerimi, bashkë me rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani.