Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Gjatë ditës së djeshme Halil Çadraku ka filluar dhënien e dëshmisë. Sipas përmbledhjes që dha Prokuroria në sallë të gjyqit, dëshmitari iu bashkua UÇK-së afërsisht në mars 1998 dhe kishte role të ndryshme në vende të ndryshme, përshirë në zonën operative të Pashtrikut.
Çadraku edhe sot do të vazhdojë dëshminë.