IKSHPK me këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka dhënë disa këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit.

IKSHPK-ja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se fillimisht nëse jeni të kafshuar nga gjarpri, duhet të mos lëvizni shumë dhe sa më parë të shtriheni në krahë, ndihma e parë elementi kryesor, si dhe lëvizni me ngadalë duke u larguar nga gjarpri etj.

“Qëndroni të qetë, lëvizni ngadalë duke u larguar nga gjarpri, shpërlani sytë me ujë të rrjedhshëm në rast se janë prekur nga pshtyma e gjarpërit, lëreni zonën e kafshimit apo plagën të qetë, shtrijeni në krah të kafshuarin nga gjarpri, merrni sa më parë ndihmën e shpejtë etj”, këto janë disa këshilla se cilat veprime duhet të marrim nëse kafshoheni nga gjarpri.

Gjërat të cilat nuk duhet bërë asesi janë: mjekimi i kafshimit me metoda tradicionale, mos të sulmohet gjarpri, mos të fërkohen sytë pasi që mund të shpërndahet helmi, mos e lidhni zonën e kafshimit, mos e pastroni, preni apo thitheni plagën etj.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në vendin tonë jetojnë 4 lloje të gjarpërinjve, edhe lloji helmues Vipera Ammodytes i cili njihet si gjarpri i gurit-nëpërka.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews