Udhëtimi jashtë shtetit për pushime ose punë nuk rezulton gjithmonë i bukur për të gjithë.
Shpeshherë ka gjëra që nuk do të shkojnë ashtu siç e keni planifikuar por ja disa këshilla që mund të ndiqni përpara se të niseni për fluturim.
1. Përdorimi i pijeve të gazuara nuk rekomandohet gjatë fluturimit. Teprica e oksigjenit në organizëm shkakton gazra të shumtë, diçka që do t’ju vendosë në siklet me pasagjerët që keni pranë.
2. Harroni përdorimin çamçakëzit për të ndaluar bllokimin e veshëve gjatë nisjes ose uljes së avionit. Përtypja shkakton futjen e oksigjenit në organizëm, efekt i njejtë me atë të pijeve të gazuara. Gjithashtu probabiliteti për t’u mbytur gjatë turbulencave të avionit është më i madh nëse përtypeni. Këshillohet që në nisje të lëvizni sa më shumë nofullën për të parandaluar bllokimin.
3. Nëse ju nevojitet një ushqim ose pije duhet të prisni të paktën një orë pas shpërndarjes së vaktit. Kjo sepse gjatë kësaj periudhe stafi i avionit marrin pushim për të konsumuar ushqim. Ato do të vinë menjëherë në shërbimin tuaj por buzëqeshja e tyre do të jetë false. Më pas ju nuk mund ta dini kurrë se ku mund të jetë futur ushqimi ose pija përpara se t’ju serviret.
4. Në momentin që futeni në dhomën e hotelit, nëse jeni të shoqëruar fikeni telefonin ose uleni zërin. Askush nuk do të dëshironte një telefonatë të pakëndëshme në orën 3 të mëngjesit.
5. Vendoseni orën e duhur me shtetin ku jeni. Nëse keni vendosur një alarm pa rregulluar orën e telefonit mund të humbisni një fluturim në orën 7, ndërkohë që ora është 9.
6. Kontrolloni dhomën për ndonjë orë me alarm pasi personi që ka qëndruar para jush mund të ketë vendosur një të tillë. Të zgjuarit në orare të papërshtatshme mund t’ju prishin pushimet tuaja.
7. Mos flini asnjëherë lakuriq sepse nuk ka situatë më të keqe se sa të bie një alarm zjarri dhe ju të vraponi jashtë dhomës tuaj pa rroba. Kjo ndodh për shkak të panikut që krijohet sa që harron të marrësh rrobat përpara se të dalësh. Mënyra më e mirë për të fjetur është me një palë tuta sportive të shkurtra dhe një t-shirt.
8. Kujdes me çantat! Lidhni zinxhiriët e çantave tuaja me një lidhëse këpucësh në mënyrë që ta bëjë më të vështirë për hajdutët për të vjedhur diçka prej jush.
9. Mos e mbani me vete letrën që përmban emrin e hotelit, numrin e dhomës. Nëse dikush ju a merr ai e di se ku po qëndron ndaj nëse bie në duart e gabuara mund t’ju vjedhin gjithçka që kishit marrë me vete për pushime.10. Mos nguroni kurrë të vendosni rripin e sigurimit kur udhëtoni me taksi. Mbani mend vetëm një fakt shkencor. Njerëzit që i mbijetojnë përplasjeve me makinë janë ata që mbajnë rripin e sigurimit.