Vendet më të rrezikshme në botë për të udhëtuar në vitin 2024, ku renditet Kosova?

A po planifikoni një udhëtim jashtë vendit në muajt në vijim?

International SOS rendit vendet që paraqesin rrezik maksimal për udhëtarët në 2024, dhe gjithashtu ato që janë më të sigurta.

Shqipëria, e cila priti rreth 10 milionë turistë në vitin 2023, paraqitet me “rrezik mesatar mjekësor” e “rrezik të ulët të sigurisë.”

Po ashtu me ndikim të ulët paraqitet edhe sa u përket çështjeve klimatike.

Ndërsa në faktorin e katërt, që merr në vlerësim “shëndetin mendor”, 10-12.5% e popullsisë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor (përfshin depresionin, ankthin, çrregullimet e të ngrënit dhe skizofreninë).

Rajoni

Sa u përket rreziqeve shëndetësore, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë në të njëjtën kategori me Shqipërinë, ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina përfshihen në kategorinë me “rrezik shumë të lartë”.

Të gjitha vendet e rajonit paraqesin rrezik të ulët sa i përket sigurisë, ndikimit në ndryshimet klimatike dhe shëndetit mendor.

Rreziqet e sigurisë

Shtetet afrikane si Libia dhe Sudani i Jugut janë shfaqur si vende me rreziqe “ekstreme” të sigurisë, e cila është e lidhur me vende me “kontroll minimal ose jo-ekzistent të qeverisë, ligjit dhe rendit dhe shërbime qeveritare dhe transport mezi funksional, sipas International SOS.

Vendet me rrezik “të lartë” të sigurisë vuajnë nga protestat që janë shpesh të dhunshme dhe mund të cenojnë të huajt. Venezuela, Pakistani dhe Birmania bëjnë pjesë në këtë kategori.

Në të kundërt, vendet skandinave janë ndër vendet më të sigurta për sa i përket sigurisë. Metrika vlerëson kërcënimet e shkaktuara nga dhuna politike dhe trazirat sociale, krahas përhapjes së dhunës dhe krimeve të vogla.

Islanda, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Grenlanda janë klasifikuar të gjitha si vende me rreziqe “të parëndësishme” të sigurisë.

Zvicra dhe Sllovenia janë gjithashtu ndër vendet me më pak rreziqe sigurie.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews