Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka kryer kontrolle për tri ditë në orët e mbrëmjes në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj, duke kontrolluar mbi 600 persona.
Gjatë këtyre kontrolleve, është gjetur një armë në një lokal në Mitrovicë, ndërsa nuk janë gjetur shkelje të tjera.
Policia ka siguruar që të gjitha masat të jenë në përputhje me ligjin dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin e tyre.