Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Obrançë të Podujevës.
Bëhet e ditur se disa persona kanë arritur të depërtojnë me forcë brenda një shtëpie, ku dyshohet se kanë arritur të marrin stoli ari dhe para të gatshme..
Rastin për TelegramNews e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sipas denoncimit të pranuar, dyshohet që më datë 20.07.2024, në orët e mbrëmjes, të dyshuar deri më tani të panjohur, kanë kryer një vjedhje, në rrugën “Vëllezërit Kastrati” në fshatin Obranqë të Podujevës. Nga informacionet e para dyshohet të jenë vjedhur stoli të ndryshme ari në vlerë të konsiderueshme si dhe para të gatshme. Në këtë fazë nuk ka ndonjë të arrestuar, ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vjedhja e Rëndë” dhe në mënyrë aktive po heton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci./TelegramNews./