Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka ngacmuar me fjalë një grua.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka ngacmuar verbalisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.