Një zjarr ka përfshirë një dhomë në një shtëpi afër Xhamisë së Llapit në Prishtinë.
Nehat Berisha, udhëheqësi i ndërrimit të zjarrfikësve ka deklaruar se gjatë evakuimit një grua ka pësuar lëndime të lehta.
“Ka ndodhur një zjarr ku është përfshirë një dhomë e shtëpisë. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin”.
“Një grua, banore në shtëpinë në fjalë gjatë ikjes nga zjarri është lënduar lehtë në dorë”, ka deklaruar tutje Berisha.