Kurti takohet me ministren japoneze, flasin për dialogun dhe mundësinë e investimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u priti me ministren e Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, e cila vizitoi Kosovën për herë të parë në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Gjatë takimit, ata diskutuan për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Ministrja Kamikawa shprehu nderimin e saj për vizitën dhe pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti në funeralin shtetëror për ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit për Evropën, duke e vlerësuar vizitën e saj në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë si një hap në këtë drejtim.

Gjatë takimit, u diskutua për projektet e bashkëpunimit dhe mundësitë për investime të kompanive japoneze, sidomos në sektorin e energjisë së ripërtrishme dhe infrastrukturën hekurudhore në Kosovë. Kurti dhe Kamikawa gjithashtu biseduan për çështjet rajonale, duke përfshirë raportet me Serbinë dhe dialogun në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Kurti shprehu qëndrimin e tij se, pavarësisht Marrëveshjes Bazike të arritur, Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjet në mënyrë të hapur, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për sigurinë dhe zhvillimin në rajon.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews