Gjatë vizitë së tij në Britaninë e Madhe ku po merr pjesë në punimet e Samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer.
Rama ka ndarë në rrjete sociale një foto ku duket në një tavolinë duke biseduar me Starmer ndërsa shkruan se biseda e parë mes tyre u zhvillua në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill.
”Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill”, shkruan Rama.