Në një aksion të Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, është konfiskuar pompa e derivateve të Milan Radoiçiqt “Nis Petrol”.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani ka thënë për TelegramNews.com se janë mbyllë tri pompa të benzinës një në se Mitrovica të Veriut, një në Zubin Potok dhe një në Ujman.
“Sot Policia e Kosovës ka asistu AKP në verifikim të pronave të tyre. Një pompë e benzinës në Mitrovica Veri, një në Zubin Potok dhe një në Ujman janë mbyll. AKP ka qenë në prezencë të Inspektorëve të MTI dhe ATK”, tha Elshani.
Sipas tij, çdo gjë ka kaluar pa probleme
Derisa Policia ka vendosur shiritat dhe kanë konfiskuar mall që dyshohet se i përket pasurisë së Radoiçiqit./TelegramNews.com./