Dalin detaje të reja për vdekjen e 70 vjeçarit në Bjeshkët e Nemuna

Personi i zhdukur në Bjeshkët e Nemura është gjetur i vdekur. Ai është R.K i lindur në vitin 1954.

Këtë e ka konfirmuar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, përmes një komunikate, të dielën.

Siç thuhet në komunikatë, i ndjeri dyshohet se duke mbledhur çaj mali, ka rrëshqitur në greminë në vendin e quajtur “Kërshi i Jedovës” duke marrë lëndime vdekjeprurëse

“Në orët e vona të datës 14.07.2024 ShKShMK ka pranuar thirrje për një rast të zhdukjes në Bjeshkët e Nemuna, Gropat e Erenikut. Një skuadër e të ShKShMK e përbërë nga stacioni i Junikut, Deçanit dhe Prizrenit ka filluar operacionin e kërkim-shpëtimit menjëhërë pas thirrjes së pranuar. Pas disa orë kërkimesh duke u bazuar në informacion dhe gjetjen e gjurmëvë është orientuar kërkimi në vendin e dyshuar. Me agimin e diellit është mundësuar edhe lëvizja në terrenin shkëmbor, ku shpejt është lokalizuar trupi i pajëtë i R.K (1954)”.

“Sipas mekanizmës së aksidentit dhe informacioneve, i ndjeri dyshohet se duke mbledhur çaj mali, ka rrëshqitur në greminë në vendin e quajtur “Kërshi i Jedovës” duke marrë lëndime vdekjeprurëse. Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe banorët e zonës. Ngushëllime të thella familjarëve. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në realizimin me sukses të këtij misioni”, thuhet në njoftim

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews