Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën vizitoi për ngushëllime familjen Dehari në fshatin Sllupçan të Kumanovës.
Kurti ishte i shoqëruar nga ministra e zëvendësministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit dhe aktivistë të Vetëvendosjes.
Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit bëhet e ditur se ai i shprehu deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Avni Dehari, familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Shukri Deharit./TelegramNews.com