Zjarr masiv në Dhërmi, rrezikohen banesat, helikopteri ndërhyn nga ajri për të shuar flakët

Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Dhërmi. Zjarri është në kodër ndërsa era e fortë në zonë favorizon përhapjen.

Ndërkohë që era e fortë po favorizon flakët të shkojnë drejt banesave të zonës së Gjilekës ku janë rreth 30 banesa që rrezikohen në qoftë se zjarri përparon.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Himarës janë dhe banorët e fshatit Dhërmi të cilët me mjete rrethanore po ndihmojnë për izolimin e zjarrit dhe mos përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Për të normalizuar situatën e zjarrit, veç ndërhyrjes nga toka ka mbërritur edhe helikopteri për të bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit./TCH

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews